Ambasada amerikane në Prishtinë: Të mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19, transmeton Titulli.com.
“Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Kjo deklaratë tërthorazi ka ardhur pas ndalimit të mjekëve të Kosovës të cilët dëshirojnë të vijnë në Luginë të Preshevës për të monitoruar situatën për COVID-19./Titulli.com/