“Alternativa Demokratike Shqiptare” në Bujanoc dhe Preshevë mori 2300 vota, nuk fitojnë deputet
Sipas rezultateve preliminare nga komisioni komunal zgjedhor në Bujanoc dhe Preshevë, lista “Alternativa për Ndryshim- Alternativa Demokratike Shqiptare” në këto dy komuna ka marrë ka marrë 2300 vota, shkruan Titulli.com.
Për këtë listë mungojnë votat nga komuna e Medvegjës ndërsa në Bujanoc morën 373 vota ndërsa në komunën e Preshevës 1927 vota.
Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) lista “Alternativa për Ndryshim- Alternativa Demokratike Shqiptare” mori 0.1 % të votave.
Ky është rezultati preliminarë dhe mundë të ndryshojë deri në shpalljen zyrtare nga Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi./Titulli.com/