Alpinistë nga Serbia, Presheva dhe Shqipëria së bashku në majet e Malit të Dajtit (foto)
Lokale

Alpinistë nga Serbia, Presheva dhe Shqipëria së bashku në majet e Malit të Dajtit (foto)

19.Jan.2015 15:02
0

Dashuria për natyrën e malin bashkon popujt e nxjerr në pah anën humane, solidare, respektin për veten sikurse edhe për të tjerët. Kjo ka ndodhur me sportist të Shqipërisë, Preshevës dhe Serbisë, të cilët, këtë fundjavë kanë ngjitur Malin e Dajtit.

Në këtë aktivitetet të përbashkët, morën pjesë rreth 25 sportistë, anëtarë të Shoqatës Dajti Alpino-Turistik, nga Shoqata Ostrovica Preshevë dhe Kukavica, Serbi.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të dëshmonte faktin se sporti i alpinizmit kapërcen çdo kufi dhe konflikt.

Sportistët e kanë nisur ngjitjen për në Malin e Dajtit, të dielën në oren 8:00, të shoqëruar me shi dhe erë të lehtë. Por kjo nuk e uli aspak ritmin e alpinistave të cilit ishin të vendosur të vazhdonin sipas planit. Në majë të Tujanit, u ngjitën rreth rreth 20 veta, ku vlen të përmendet kryetari i Ostrovicës, zoti Bajram që ia doli me sukses në moshën 73 vjeçare.

Kryetari i Shoqatës Dajti Alpino Turistik, Xhimi Begeja tha për ATSH-në se vlerësimet më të larta shkojnë për  dy të rinjtë,  Kushtrimin dhe Shpëtimin, përkatësisht 12 dhe 13 vjeç që sfiduan shiun, baltën, e lodhjen për të arritur në maje.

Grupi sportist, përgëzoi edhe zonjën Dushica nga Serbia dhe Dorenen si femrat e vetme që shkuan në maje, e treguan që dashuria për malin e natyrën nuk njeh gjini.

Aktivistet e Shoqatës se Bjeshkatareve nga Presheva than për Titullin se Shqipëria përmes këtij aktiviteti dëshmoi se është shteti me demokratik ne vendet e Ballkanit.

“Në drekën solemne nuk munguan as simboli i Kosovës dhe ai i Serbisë. Morëm pjesë edhe ne një emision ne TV Ora news ku prezent ishim ne dhe përfaqësuesit nga shoqata “Kukavica” nga Leskoci dhe “Dajti”  nga Tirana”, deklaroi Bajram Sadriu, kryetar i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Ostrovica” nga Presheva.

Sipas Sadriut  mesazhi i gjithë pjesëmarrësve  ishte i qartë që t’i bashkëngjiten aktiviteteve në natyrë dhe së bashku të largojmë urrejtjet mes popujve e ti hapim dyert  tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës.

Nuk kishte si të shkonte më mirë kur bjeshkëtarë e alpiniste të dy vendeve Serbi e Shqipëri, bëhen bashkë në një aktivitet domethënës dhe argëtues për të ngjitur Malin e Dajtit, thjeshtë pa pagesë burokratike dhe pa paragjykime, vlreësuan pjesëmarrësit.

Shoqata Dajti Alpino-Turistik mikpriti Shoqatën serbë të bjeshkëtarëve e alpinistëve ” Kukavica ” të qytetit Leskovac me kryetare zj.  Dushanka Vaskoviç të shoqëruar nga bjeshkëtarë të shoqatës “Ostrovica ” të Preshevës me kryetar Z.  Bajram Sadriu një 72 vjeçar që me një çantë prej 18 kg, u ngjit në Malin e Dajtit ( maja e Tujanit)  deri në maje  si një djalë i ri ku jep shembull impresionues.

"Vendosëm që këtë të djelë të bënim Malin e Dajtit nga itenerari i Gurores,  në mes një shiu që gjatë gjithë ditës nuk na u nda, por me një  kënaqësi të veçantë i gjithe grupit prej gati 30 bjeshkëtarë e alpinistë nga të gjitha moshat 12,  13,  15 vjeçare e deri tek simboli 72 vjeçarit", tha Begeja.

Sipas tij gjatë  zbritjes ku frymëmarrjen e ke më normale, diskutuam  për kënaqësitë që jep natyra e  problemet që po hasim për ta mbrojtur atë, ku dhe në Serbi ka filluar të bëhet alarmante,  folëm për ngjitje të ndryshme dhe eksperienca por  kur  ngacmonim njëri tjetrin me dronin vetëm qeshnim,  qeshnim papushim si nje absurtitet që sporti nuk ka pse ta vuajë.

Ai shtoi se nuk folën për bindje,  nuk folëm për politikë nuk folëm për lajme dhe as për fetë, secili ka bindjen e tij dhe fenë e tij.

"Pra jemi njerëz si të gjithë,  serbë dhe shqiptarë, nuk u ngjitëm të ndarë por bashkë, dëshmuam respekt ndaj njëri tjetrit, ku pas një dite të mrekullueshme u ndamë të përlotur për të qënë në të ardhmen jo më 30 por 300 bjeshkëtarë e  alpinistë.Kjo është natyra me  sportin i alpinizmit, bashkon dhe nuk ndan njerëzit mposht paragjykime dhe mentalitete të rrënjosura prej vitesh", pëfundoi Begeja.

Shoqata Dajti Alpino Turistike dhe një herë tjetër dëshmoi që vazhdon të jetë në elitën e sportit shqiptar, ku përveç ngjitjeve në majat e botës organizon aktivitete plot me mesazhe paqeje dhe dashurie për sportin e natyrën. /Titulli.com/

"Show me Artanin", drejtori i shkollës së Miratocës-Gafurr Hyseni (Video)
Dështojnë liderët, as në vitin e dytë nuk e kthejnë Lapidarin e Dëshmorëve (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration