Aksion vullnetar për lokalizimin e zjarrit në malet e Tërnocit
Lokale

Aksion vullnetar për lokalizimin e zjarrit në malet e Tërnocit

02.Apr.2019 19:55
0

Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit së bashku me disa vullnetarë ka marë aksion për lokalizimin zjarrit në malet e këtij fshati, shkruan Titulli.com.

“Aktiviteti i cili zgjati më shumë se 6 orë ka mundësuar lokalizimin e zjarrit dhe ka parandaluar përfshirjen e hapsirës tjetër malore në flake”, thuhet në njoftimin e bashkësisë lokale.

Pjesë e këtij aksioni është edhe Rahim Salihi nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit i cili po ndihmon këtë aksion.

Sipas njoftimit bashkësia lokale e fshatit Tërnoc, varësisht nevojave në ditët në vijim do të organizojë edhe aksione tjera të nevojshme për të ruajtur ambientin nga zjarret dhe për të evituar çdo rrezik të mundshëm.

Ditëve të fundit janë shtuar dhezja e zjarreve në malet e komunës së Bujanocit dhe Preshevës ndërsa organet komunale të zjarrëfikësve me kapacitetet e tyre po ndihmojnë në shuarjen apo lokalizimin e zjarreve./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration