Aksident, vdesin tre anëtarë të familjes preshevare (foto & video)
Një aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë ka shënuar 3 viktima, mes të cilëve një vajzë 15 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Uzinës.
Mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR 001GZ ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin Tip BMW me targa kosovare 0185 AF, ku udhëtonin dy djem të rinj.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje tre personat në mjetin tip Golf tresh, dy prindërit me vajzën e tyre B.H, Z.H dhe E.H. nga Presheva, raporton Ora News.
Dy personat e plagosur nga Drenica, janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje të rëndë.
Policia po këqyrë vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.
Aktualisht, edhe qarkullimi i automjeteve në vendin e aksidentit është bllokuar, pasi ura është e njëkahshme. Ekspertët po punojnë për lëvizjen e automjeteve. /Titulli.com/