Aksident i maturantëve në Bujanoc, dy me lëndime të rënda dërgohen në Nish
Lokale

Aksident i maturantëve në Bujanoc, dy me lëndime të rënda dërgohen në Nish

16.Jun.2019 21:35
0

Në magjistralen Bujanoc- Gjilan në afërsi të fshatit të Turi është aksidentuar një veturë me të cilën udhëtonin 3 maturantë nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për mbrëmjen e maturës.

Sipas dëshmitarëve prezent vetura ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në pjesën e arave përskaj rrugës mirëpo shkaqet akoma nuk dihen deri sa të jep raportin zyrtar policia lokale, shkruan Titulli.com.

Jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se dy maturantë janë dërguar në spitalin e Nishit të cilët kanë lëndime të rënda trupore ndërsa njëri prej tyre pas ekzaminimit mjekësorë qendron ende në qendrën spitalore të Vrajës .

Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot kanë  organizuar festën e mbrëmjes së matuarës në një nga restorantet lokal ndërsa shkolla në shenjë solidarizimi ka ndryshuar agjendën e organizimit.

“Duke u solidarizuar me maturantët e lënduar, këshilli i prindërve, i nxënësve, i kujdestarëve, disa anëtarëve te këshillit të shkollës, drejtoria e shkollës mori qëndrim që mbrëmja e maturës të përfundoje ora 22:00. Urojmë që nxënësit e lënduar të shërohen sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme në Bujanoc./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration