Ahmeti: Këtë vit kemi 1325 famlije që kanë marrë asistencë sociale
Sipas drejtorit të Qendrës për punë sociale, Njazi Ahmeti në një intervistë për titulli.com deri më 13 dhjetor të këtij viti kërkesa për asistencë sociale për familje kanë qenë 220 edhe ka pasur 1325 familje që marrin ndihma nga qendra për punë sociale për vitin 2019.
Ai shton se në komunën e Bujanocit asistencë sociale marrin edhe 281 persona me aftësi të kufizuara.
“Të ju themi të drejtën se kërkesat për ndihmë e qytetarëve janë duke u rritur dhe gjatë vitit 2019 kemi 1325 familje që kanë marrë asistencë sociale në muaj dhe që do të thotë 4498 persona. Shuma e mjeteve për një anëtarë familje ka qenë afër 8500 dinarë, ndërsa më shumë se 5 anëtarë afër 29 mijë dinarë. Për persona me aftësi të kufizuara i kemi pas 281 persona, shuma e mjeteve që kanë marrë në muaj personat në fjalë janë: kategoria e parë afër 11 mijë dinarëve, ndërsa personat me aftësi të rënda kanë marrë afër 29 mijë dinarë”, deklaroi Ahmeti.