Ahmet Bektashi nga Bujanoci vlerësohet “Imazhi Shqiptar” për vitin 2018 në Shqipëri
Lokale

Ahmet Bektashi nga Bujanoci vlerësohet “Imazhi Shqiptar” për vitin 2018 në Shqipëri

24.Dec.2018 20:49
0

Ahmet Bektashi, kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë me seli në Zvicër është vlerësuar me trofeun e “Imazhi Shqiptar” për vitin 2018, organizuar nga Forumi Imazh dhe Media në Shqipëri.

Ahmeti ka falënderuar këshillin organizativ dhe Astrit Memia të cilët përgatitën këtë ngjarje kulturore, shkruan Titulli.com.

“Çmimi i dhënë nga Imazhi shqipëtar, jemi të nderuar me këtë çmim,për kontributin e dhënë për bamirësi”, është shprehur Bektashi.

Ky solemnitet është mbajtur në Akademinë e Shkencave në Tiranë, edicioni i 16-të me të cilin çdo fundvit nderohen dhjetë personalitete të botës intelektuale, artistike, shkencore, humanizmit dhe sportit të cilët me punën e tyre promovojnë dhe avancojnë identitetin kombëtar shqiptar.

Ahmet Bektashi nga Bujanoci udhëheq me Fondin Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë të cilët me projekte të ndryshme humanitare financiare kontribuojnë në këtë rajon./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration