Aeroplani i parë komercial elektrik në botë kryen udhëtimin e parë
Atraktive

Aeroplani i parë komercial elektrik në botë kryen udhëtimin e parë

11.Dec.2019 11:12
0

Një aeroplan krejtësisht elektrik ka arritur që të qohet në ajër në Vancouver të Kanadasë, të cilin operatorët e përshkruajnë si “të parin në Botë” për industrinë ajrore.

 Testi i shkurtër i bërë nga Harbour Air e magniX ka përfshirë gjashtë pasagjerë të cilët u bartën me një motor elektrik, transmeton Koha.net.

Kompanitë thonë se ky është hapi i parë drejt realizimit të “udhëtimit komercial të parë në botë nga një avion krejtësisht elektrik”.

Shtyrja drejt elektrikes mund të ndihmoj në zvogëlimin e emetimeve të gazrave e ndotjes së ajrit nga avio-sektori.

“Ky fluturim historik paraqet fillimin e zonës së tretë në aviacion – atë elektrik”, kanë deklaruar kompanitë Harbour Air dhe magniX.

Ky udhëtim u realizua nga aeroplani për gjashtë pasagjerë DHC-2 de Havilland Beaver i cili kishte motorin elektrik me 750 kuajfuqi.

Operatori kanadez i aeroplanëve të detit Harbour Air, shpreson që të elektrifikoj të gjithë flotën e saj deri në 2022-ën.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration