A dë të kalojë peticioni i PVD-së për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Lokale

A dë të kalojë peticioni i PVD-së për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë

01.Apr.2019 13:05
0

Këshilltarë komunal të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë kanë dorëzuar peticionin kryetarit të kuvendit komunal për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit.

“Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, Nadër Sadiku i shoqëruar nga dy këshilltarët e PVD-së, Flutra Hyseni dhe Ridvan Tahiri, sot Kuvendit Komunal të Preshevës i dorëzuan Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit "Presheva" në Preshevë”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

Sipas tyre këtë peticion e kanë mbështetur 1754 qytetarë bashkë me dëshmi iu dorëzuan listat me të dhënat dhe nënshkrimet e qytetarëve që e përkrahën, shkruan Titulli.com.

Iniciativa për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit, Driton Salihi është marrë për shkak  publikimit të  fotografisë së kryetares së PVD-së në Preshevë , Ardita Sinani nga ana e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë. 

Kjo iniciativë duhet të procedohet në në rendit e ditës dhe pastaj këshilltarët me shumicë votash të vendosin për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të ri ndërsa drejtori në fjalë vjen nga shumica e qeverisjes lokale dhe kjo iniciativë është e vështirë të kalojë./Titulli.com/

Muhadini nga Tërnoci që kaloi 62 herë rreth e rrotull tokës dhe i tha mjaft Zvicrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration