A fillon sot zbatimi i reciprocitetit të targave Kosovë-Serbi, paralajmërohet destabilzim?
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Peter Petkoviç shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të heqë targat “serbe” në Kosovë. Pektoviç këtë gjë e ka cilësuar si provokim dhe destabilizim të rrezikshëm, ndërsa shkruan se aksioni i Kurtit do të nisë që nga data 20 shtator. Po ashtu ai paralajmëron se për heqjen e targave, do të ketë edhe reagime nga serbët.
Postimi i plotë në Facebook :
Duke hequr targat, Kurti dëshiron të ndalojë jetën në Kosovë, por serbët do të jenë në gjendje t’u përgjigjen provokimeve! Sipas informacioneve që kemi, Albin Kurti dhe autoritetet në Prishtinë planifikojnë që nesër të fillojnë të heqin targat serbe në vendkalimet administrative dhe t’i zëvendësojnë ato me të ashtuquajturat shenja të përkohshme të testimit të Prishtinës. Qëllimi i vetëm i veprimeve të tilla të çmendura të Albin Kurtit është të provokojnë dhe shkaktojnë destabilizim të situatës në zonën e Kosovës dhe të rrezikojnë drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin. Të gjithë duhet ta dinë se Kurti është një njeri që dëshiron të shkaktojë incidente me çdo kusht. Këto masa shtypëse do të prekin veçanërisht popullin tonë në veri të Kosovës, që është një nga qëllimet kryesore të Prishtinës. Në këtë mënyrë, jeta e popullit serb në krahinë është në pikëpyetje, dhe kjo është arsyeja pse serbët do të jenë në gjendje t’u përgjigjen provokimeve të tilla nga Prishtina.