A dëmshpërblehemi nga kafshimi i qenve endacak ?
Lokale

A dëmshpërblehemi nga kafshimi i qenve endacak ?

25.Nov.2019 08:06
0

Dëmshpërblimi nga qentë endacak është i mundur, sipas vendimeve të komunës të botuar në fletoren zyrtare përcaktohet procedura edhe mënyra e trajtimit të kërkesave të qytetarëve për dëmet e shkaktuara nga kafshimet nga kafshët e braktisura në territorin e komunës së Bujanocit shkruan Titulli.com.

 Personi i lënduar, në rast të kafshimit nga ana e qenve të braktisur dorëzon kërkesë për kompensim Avokatit publik të Komunës së Bujanocit. Në emër të personit të mitur kërkesën e dorëzon prindi ose kujdestari. Kërkesën e dorëzon në formën e përshkruar.

 I dëmtuari duhet që në kërkesën për kompenzimin e dëmit ti plotësojë të dhënat e sakta mbi kohën dhe vendin e ngjarjes ku është shkaktuar dëmi, si dhe emrat dhe adresën e dëshmitarëve eventual të asaj ngjarje. I dëmtuari është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave të cekura në kërkesë.

 Në kërkesën për kompensim personi i cili është kafshuar, lënduar nga qentë endacak duhet të ketë këto dokumente:

 Letër njoftimin e lexuar ( për personat e mitur dhe certifikatën e lindjes nga libri amzë). Dokumentacionin e kompletuar medicinal në formularet e përcaktuar, e cila ka të bëjë me mjekimin ( raportin e Institucionit kompetent shëndetësor për kujdesin parësor shëndetësor, raportin e mjekut specialisht dhe nje). Fotografinë e vendit të kafshimit. Kopja e kartelës bankare dhe dëshmi tjera të cilat janë me rëndësi për zgjidhjen e kërkesën.

 Sipas vendimit të marrë kohë më parë shkruan Titulli.com komisionin të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e Komunës dhe Shtëpisë së Shëndetit, përcaktojnë mjekun specialist, i cili do të përkujdeset për përcaktimin e dëmit të shkaktuar dhe mjekimin e personave të lënduar. Kërkesën për kompenzimin e dëmit personi i dëmtuar ia dorëzon Avokatit publik të komunës së Bujanocit bashkë me dëshmitë tjera të përcaktuara në afat prej 30 ditëve nga dita kur ka ndodhur ngjarja me të cilën i është shkaktuar dëmi.

 

Komisioni pas shqyrtimin të kërkesave i dorëzon propozim Avokatit publik të komunës së Bujanocit që kërkesën: Ta pranoj dhe me personin e dëmtuar të nënshkruaj marëveshje jashtëgjygjësore mbi kompenzimin e demit, si dhe propozimin e sasisë së të hollave për pagesën e kompenzimit.

 Komisioni është i obliguar që të përkujdeset që propozimin për kompenzimin e dëmit të përcaktohet vlera reale e kompenzimit, si dhe në emër të dëmit të shkaktuar jomaterial dhe material, të ketë kujdes edhe për llojin e lëndimit, për dëmtimin e të mirave si dhe gjatësinë e pasojave nga ngjarja e dëmshe. Intenziteti dhe gjatësia e vuajtjes së dhimbjes dhe frikës fizike të personit të dëmtuar Komisioni do të vërtetoj duke u bazuar në dokumentacionin medicinal.

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration