6 vjetori i heqjes së lapidarit në Preshevë (video)
Forcat e xhandarmërisë së Serbisë larguan lapidarin me 28 emrat e dëshmorëve më 20 Janar të vitit 2013, pllaka e cila ishte vendosur para objektit të komunës së Preshevës.
Deri më tani është përmendur rikthimi i lapidarit nga përfaqësuesit politik shqiptar përmes deklaratave nëpër media ndërsa 6 vjetori i heqjes së lapidarit edhe këtë viti kaloi në heshtje nga politika shqiptare në Luginë të Preshevës dhe organizata të shoqërisë civile.
Prindërit e dëshmorëve shpeshherë kanë kërkuar kthimin e lapidarit në Preshevë mirëpo deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtarë se ku gjendet kjo pllakë me 28 emrat e dëshmorëve apo që mundë të kthehet.
Titulli.com ju sjellë një kronologji gjatë heqjes së lapidarit në Preshevë: