557-vjetori i Besëlidhjes: Albin Kurti, Sela, Kamberi marshim në Lezhë
Njëra prej datave më thelbësore të historisë së popullit shqiptar, që konsiderohet edhe pikënisja e idesë për një shtet të bashkuar shqiptar, pa dyshim që është Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit 1444.
557-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Albin Kurti, Ziadin Sela, Shaip Kamberi dhe politikanë të tjerë marshim në Lezhë.
Politikanët shqiptarë kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur kurora në Obeliskun e Besëlidhjes.
"Është nderë i veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për mua personalisht, që sot të marrë pjesë në shënimin e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Si ngjarje themeltare e historisë sonë, Lidhja e Lezhës është padyshim referencë e sotme për të ardhmën. Para më se pesë shekuj, në këtë vend, menduan qëllime dhe morën vendime aktuale edhe sot", ka shkruar mes tjerash Kamberi në Facebook.
Postimi i plotë i Shaip Kamberit ne Facebook: