14 vjetori i zbritjes së UÇPMB-së në Luginë, rezultatet të pakta
Lokale

14 vjetori i zbritjes së UÇPMB-së në Luginë, rezultatet të pakta

19.Nov.2014 15:44
0
Sot bëhen 14 vite kur Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) zbriti edhe në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, në këtë vendbanim shqiptar, si pikë strategjike në konfliktin e armatosur mes UÇPMB-së dhe forcave të atëhershme Jugosllave.

Tani kur kanë kaluar 14 vite nga koha e konfliktit, ish shefi politik i UÇPMB-së, tash kryetar i Kuvendit Komunale në Bujanoc, Jonuz Musliu, sheh lëvizje të vogla në përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Sipas Musliut, përveç policisë multietnike nuk ka ndonjë rezultat të dukshëm në përmirësimin e statusit të shqiptarëve në këto komuna.

“Nuk është arrit ajo për të cilën është luftuar. Lufta bëhet ose për të qenë vetvendosës ose i barabartë”, tha Musliu për portalin informativ Titulli.com.

Edhe pse është biseduar mes palës serbe me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, ish shefi politik i UÇPMB-së nuk sheh ndonjë progres të madh.

“Nuk është ajo gjendje që ka qenë më herët, mirëpo faktori ndërkombëtar duhet të jetë më aktivë pasi është garantuese e paqes në Luginë të Preshevës”, u shprehë Musliu./Titulli.com/.

Pranimi i praktikantëve nga Lugina në institucionet shtetërore
Greku që jeton dhe bënë biznes në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration