"‹Refugjatët bllokojnë hekurudhën në kufirin Serbi-Maqedoni
Kompania për infrastrukturën e hekurudhave në Serbi, ka njoftuar se një grup prej 100 refugjatësh kanë bllokuar hekurudhën në pikëkalimin kufitar mes Preshevës dhe Tabanovcit.Përfaqësuesja e kësaj kompanie, Tanja Cvoroviq, për Tanjug ka thënë se hekurudha u bllokua sot rreth orës 16:30.
Si pasojë e kësaj, dy trena janë bllokuar, një në Preshevë dhe tjetri në afërsi të qytetit.
Cvoroviq shtoi se kompania serbe ka informuar Policinë rreth bllokimit të hekurudhës.