Çka mundë të sjellë bashkëpunimi institucional i filluar mes Preshevës dhe Bujanocit (video)
Strukturat udhëheqëse te shqiptareve në Bujanoc dhe Preshevë kanë filluar të kenë një qasje tjetër ndaj njëra-tjetrës, në kontekst të bashkëpunimit dhe faktorizimit të shqiptareve në Luginë.Ndryshe nga herët e tjera tashmë strukturat e reja kanë filluar krijimin e komunikimit konkret në mes veti.
Kryetari i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka thënë se është koha që shqiptarët sërish të faktorizohen karshi Beogradit, si një trup i vetëm.
Shqiptarët e Luginës, nga zgjedhjet e fundit kanë arrit udhëheqjen dhe bashkëqeverisjen e pushteteve lokale në tri komunat si dhe kanë siguruar një deputet në parlamentin republikan./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/