Zëvendëskryetari i Preshevës, Xhelal Mehmeti i shqetësuar me gjendjen e stadiumit të qytetit
Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës takoi fëmijët në kohën e stërvitjeve që po bënin për futboll me trajnerin e tyre në stadiumin e qytetit.Ai është shprehur i shqetësuar me kushtet e këqija që oforn ky stadium për trajnime apo edhe lojëra në sporte të ndryshme.
“Fëmijët tanë po ballafaqofen me kushte shumë të vështira, tej mase të rënda. Stadioni i qytetit ku me qindra mijëra euro po i kushton buxhetit tonë, është në gjendje katostrafale. Kjo gjendje po i kushton fëmijve tanë që janë ardhmëria jonë dhe buxhetit të qytetarëve tanë. Unë personalisht i falëenderoj trajnerët të cilët kanë një vullnet të mirë, edhe pse kushtet në të cilat i zhvillojnë aktivitetet e tyre janë të mjerueshme” tha Mehmeti gjatë vizitës së tijë në stadiumin e qytetit./Titulli.com/