Zyra për Zhvillimi Ekonomik në Bujanoc ka probleme me projekte?
Lokale

Zyra për Zhvillimi Ekonomik në Bujanoc ka probleme me projekte?

07.Feb.2018 15:09
0
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Stevanoviq para disa dite në një deklaratë për TV "Bujanoci" ka deklaruar se komuna e Bujanocit pavarësisht pushteteve udhëheqëse ka problem dhe mangësi në përpilimin e projekt dokumentacioneve teknike.

Sipas tij pamundësojnë ndihmën e qeveris së Serbisë për projektet e zhvillimit të infrastrukturës lokale si dhe ato të zhvillimit ekonomik në përgjithësi, shkruan Titulli.com.

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi rreth kësaj deklarate ka thënë se  këto janë deklarata të cilat kanë prapavijë politike me qëllim destabilizimi të situatës në komunën e Bujanocit.

Kamberi është shprehur se Stevanoviq është i njohur si një personalitet nga ana e partisë SNS për ta ndërtuar skenën politike në Luginë të Preshevës duke imponuar zgjidhjet e tij si dhe kuadrot e kësaj partie.

“Politika që zhvillon komuna e Bujanocit nuk i konvenon politikave partiake të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe kjo është një insinuatë e prapaskenës që skenën politike të Preshevës ta bartë edhe në Bujanoc”, theksoi Kamberi.

Sipas Kamberit komuna e Bujanocit ka kaluar me dy projekte në zyrën për zhvillim të qeverisë së Serbisë si dhe në disa ministri ndërsa refuzimi i  projekteve nga ana e ministrisë ku Stevanoviq është sekretar për ka motive politike./Titulli.com/

Mbahet seminar me rininë në Preshevë, edukimi i të rinjve i nevojshëm (video)
15 milion dinarë për bizneset lokale në Bujanoc, konkursi në dy faza
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration