Zyra për Zhvillimi Ekonomik në Bujanoc ka probleme me projekte?
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Stevanoviq para disa dite në një deklaratë për TV "Bujanoci" ka deklaruar se komuna e Bujanocit pavarësisht pushteteve udhëheqëse ka problem dhe mangësi në përpilimin e projekt dokumentacioneve teknike.Sipas tij pamundësojnë ndihmën e qeveris së Serbisë për projektet e zhvillimit të infrastrukturës lokale si dhe ato të zhvillimit ekonomik në përgjithësi, shkruan Titulli.com.
Kryetari i komunës, Shaip Kamberi rreth kësaj deklarate ka thënë se këto janë deklarata të cilat kanë prapavijë politike me qëllim destabilizimi të situatës në komunën e Bujanocit.
Kamberi është shprehur se Stevanoviq është i njohur si një personalitet nga ana e partisë SNS për ta ndërtuar skenën politike në Luginë të Preshevës duke imponuar zgjidhjet e tij si dhe kuadrot e kësaj partie.
“Politika që zhvillon komuna e Bujanocit nuk i konvenon politikave partiake të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe kjo është një insinuatë e prapaskenës që skenën politike të Preshevës ta bartë edhe në Bujanoc”, theksoi Kamberi.
Sipas Kamberit komuna e Bujanocit ka kaluar me dy projekte në zyrën për zhvillim të qeverisë së Serbisë si dhe në disa ministri ndërsa refuzimi i projekteve nga ana e ministrisë ku Stevanoviq është sekretar për ka motive politike./Titulli.com/