Zvicër: Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi nga komuna e Bujanocit
Lokale

Zvicër: Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi nga komuna e Bujanocit

16.Jun.2024 22:01
0

Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Lucernit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor shkencash i psikiatrisë. I lindur në Dobrosin të Bujanocit, ai, së bashku me familjen jetonte në Zvicër që nga fillimi i viteve `90. Para kësaj, ashtu sikurse shumë mjekë të tjerë, qe dëbuar nga vendi i tij i punës, në spitalin e Gjilanit.

Dr. Samiu me fakultet të mjekësisë, të mbaruar në Prishtinë, me të ardhur në Zvicër ka punuar punë të ndryshme, si infermier dhe asistent mjeku deri sa, pa shkëputje nga puna ka arritur të specializojë dhe të mbrojë doktoratën, për psikiatri, shkruan albinfo.ch. Pas kësaj ai ka punuar si mjek psikiatër në institucione të ndryshme shëndetësore të Zvicrës qendrore.

Që nga viti 2010 Dr. Sami Dalipi ka hapur ordinancën e psikiatrisë në Sursee, të cilën e ka drejtuar deri në ditët e fundit të jetës. Kjo ordinancë ka qenë e para në Zvicër, e hapur nga një mjek shqiptar.

Dr. Samiu, ps për profesionalitetin e tij do të mbahet mend edhe për shpirtin bujar dhe bamirësinë e dëshmuar shumë herë. Ai ka qenë po ashtu një shok dhe mik i dashur e zemëgjerë, për të gjithë ata që e kanë njohur.

Dr. Sami Dalipi ka lënë pas vetes gruan, tre fëmijë dhe nipër e mbesa.

Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij, Dobrosin./albinfo/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ami-dalipi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shqipëri, besimtarët falin Namazin në sheshet kryesore të qyteteve, mesazhe për familjen tradicionale (video)
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration