Zgjidhja e testit nga matematika (Dokument)
Nxënësit e klasës së tetë, të martën, i janë nënshtruar testit nga matematika. Të njëjtit nxënës të hënën kanë kryer testin nga gjuha amtare, respektivisht gjuha shqipe, derisa të mërkurën do të marrin pjesë në testin e kombinuar me pyetje nga historia, biologjia, gjeografia, fizika dhe kimia.
Si në shkollat fillore në Serbi edhe në Luginë të Preshevës ,sot ishte dita e dytë e mbajtjes së testimit, me ç’rast nxënësit e klasëve të teta kanë përfunduar testin nga matematika.
Nxënësit, në ditën e tretë dhe të fundit, të mërkurën, 17 qershor, nga ora 10 deri në orën 12, do të provohen në testin e kombinuar, raporton Titulli.com.
Pas përfundimit të testeve, rezultatet preliminare do të publikohen më 19, ndërsa ato përfundimtare më 25 qershor.
Dorëzimi i listës me flet-dëshira në shkolla do të bëhet më 26 dhe 27 qershor, ndërsa regjistrimi i nxënësve në shkollë të mesme, në afatin e parë, do të kryhet më 6 dhe 7 qershor, kurse afati i dytë për regjistrim është më 9 korrik të këtij viti./Titulli.com/
Zgjidhja e testit (në gjuhën serbe) nga MATEMATIKA - KLIKO