Zbulohet pika më e thellë në Tokë
Ankara, 13 dhjetor – Një grup shkencëtarësh zbuluan pikën më të thellë në tokë, nën një akullnajë në Antarktidë.
Zbulimi u bë i ditur nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine (UCI).
“Produkti i ri i topografisë i shtratit të Antarktidës u ndërtua duke përdorur të dhëna për trashësinë e akullit nga 19 institucione të ndryshme kërkimore që datojnë nga viti 1967, përfshirë gati një milion milje linjash të tingujve të radarit”, thuhet në artikullin mbi gjetjet në faqen zyrtare të universitetit.
“Harta e topografisë e Antarktidës e publikuar së fundmi, “BedMachine Antarctica” dhe gjetjet lidhur më këto u publikuan dje në revistën Nature Geoscience”, thuhet në artikull.
Hendeku më i thellë në oqean është i njohur si Hendeku Mariana i cili ndodhet në perëndim të Oqeanit Paqësor.
Ajo është rreth 200 kilometra në lindje të Ishujve Mariana dhe është në formë të gjysmëhënës dhe ka gjatësi rreth 2.550 kilometra dhe gjerësi 69 kilometra.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uto_13pika1576246695.jpg): failed to open stream: No such file or directory