Xixëllonjat e Lezhës dhe aktorët kosovar Sevdai dhe Bim Radogoshin do të prezantojnë në Bujanoc
Shtëpia e kulturës në Bujanoc organizon dy ngjarje kulturore më 23 dhe 24 Mars dhe për të gjithë të interesuarit hyrja do të jetë falas.Më 23 Mars ora 16:00 Teatri i Kukullave ,, Xixëllonjat e Lezhës" sjellin shfaqjen për fëmijë “SKENDERBEU”.
Ndërsa më 24 mars, Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ua sjell aktorët e mirënjohur shqiptarë, Sevdai dhe Bim Radogoshin.
“Falënderojmë kryetarin e komunës sëShaip Kamberin, për mbështetjen e dhënë për realizimin e aktiviteteve kulturore”, është shprehur drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili./Titulli.com/