Xhandarmëria e Serbisë futet në territorin e Kosovës, kontrollon kosovarin (video)
Një veprim skandaloz ka ndodhur nga xhandarmëria e Serbisë, ajo është futur në territorinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Xhandarmëria serbe është futur në fshatin Karaçevë të Kamenicës ku edhe ka kontrolluar një person para shtëpisë së tij.
Ushtar serbë të armatosur kanë provokuar banorët e fshatit edhe në pjesën tjetër, ku ky fshat është në vijën kufitare me Serbinë dhe i takon Kosovës.
Më poshtë keni një video të dërguar nga lexuesit e Gazeta Metro ku kanë thënë se kërkojnë ndihmën e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aracev-policia.jpg): failed to open stream: No such file or directory