Vulin në Preshevë:  Qendër për pranimin e emigrantëve dhe ndihma të nevojshme
Lokale

Vulin në Preshevë: Qendër për pranimin e emigrantëve dhe ndihma të nevojshme

25.Jun.2015 10:03
0

Në Preshevë çdo ditë nga 300 deri 500 emigrantët i drejtohen policisë, pajisen më vërtetimin me të cilin obligohen që brenda 72 orëve të lajmërohen në ndonjë qendër për regjistrimin e tyre, raporton RTS, transmeton Titulli.com.

Një qendër e këtillë planifikohet të hapet në ambientet e industrisë së Duhanit në Preshevë, është paralajmëruar nga ministri Aleksandër Vulin që është edhe përgjegjës për grupën punuese për zgjidhjen  e problemeve të migracionit.

“Ne jemi shtet i vogël dhe jo shumë i pasur, për këtë arsye ju kemi drejtuar Komisionit Evropian, UNHCR se kemi nevojë për ndihma në ushqim, ilaçe, vetura dhe kamera termovizive”, deklaroi Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, transmeton Titulli.com

Sipas Vulinit qendra për pranim të emigrantëve do të  mundësojë edhe ndihmën mjekësore dhe ndihmat tjera të nevojshme.

Vladimir Cuciq nga Komisariati për refugjatë  gjatë qëndrimit në Preshevë ka thënë se  kjo gjendje nuk është sensacionale por për ndihmë njerëzore, secili që flet për tuberkulozë dhe sëmundje tjera nuk i pëlqen askujt.

Cuciq ka thënë se nuk janë të sakta spekulimet se ndër emigrantë ka të sëmurë me tuberkulozë dhe sëmundje të tjera ngjitëse.

“Ata po vijnë me plagë në këmbë, të uritur, të rraskapitur, por nuk ka sëmundje ngjitëse” ka thënë Cuciq, transmeton Titulli.com.

Lugina solidare, ndihmon migrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme (Foto)
Kur fillon zbatimi i marrëveshjes dhe a duhet pagesë shtesë për sigurim?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration