Vuçiq shqyrton 3 ose 17 prillin e vitit 2022 për zgjedhjet
Lokale

Vuçiq shqyrton 3 ose 17 prillin e vitit 2022 për zgjedhjet

18.Sep.2021 07:22
0

Serbia mund të mbajë zgjedhje me 3 ose 17 prill të vitit të ardhshëm. Konfirmimin e bëri vetë presidenti, Aleksandër Vuçiç, i cili i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm.

Për vitin 2022, Serbia parashikon që në të njëjtën datë të mbajë zgjedhje presidenciale, lokale për qytetin e Beogradit si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Megjithatë, nuk është e qartë ende nëse do të ketë dakordësi mes shumicës dhe opozitës, e cila në qershor të vitit të kaluar, bojkotoi zgjedhjet me pretendimin që Vuçiç ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore.

Presidenti serb u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se pushteti sigurohet duke marrë pjesë dhe duke i fituar zgjedhjet.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-bujanovac-lk.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare hap zyrën e Turizmit në Preshevë (foto)
Njihuni me shtetin më të vogël në botë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration