Vuçiq: Pse fusni shqiptarët në qeverin e Malit të Zi
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Pse fusni shqiptarët në qeverin e Malit të Zi

15.Jul.2023 11:36
0

Mediat malazeze kanë raportuar se shumica parlamentare për krijimin e Qeverisë së Malit të Zi është krijuar dhe se Nik Gjeloshaj do jetë zëvendës Kryeministri i ardhëm i vendit.

Duket se përbërja e përfolur në media nuk i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u ankua se pse nuk do të ketë asnjë serb në qeverinë e re malazezE.

“Të shikojmë të gjithë rajonin. Sot ka përfunduar formimi i Qeverisë së Malit të Zi. Më vjen mirë që boshnjakët kanë gjashtë ministri. Serbët asgjë edhe pse janë 30 për qind në Mal të Zi. Edhe kroatët me 0.9 për qind të popullsisë do të kenë ministër dhe jam i lumtur për këtë. Do ta kenë edhe shqiptarët, vetëm serbët nuk do ta kenë sepse do të jenë gjithmonë një ‘faktor shqetësues’”, tha Vuçiq.

Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare malazeze mund të priten vetëm në mesin e javës së ardhshme, disa media në atë vend kanë raportuar se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar me “Evropa Tani”, demokratët dhe përfaqësuesit e pakicave, të cilat do të përbëjnë shumicën parlamentare prej 41 deputetëve.

Kryeministër pritet të jetë Milojko Spajiq ndërsa zëvendëskryeministër do të jenë Branko Krvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviq dhe Nik Gjeloshaj.

Aleanca Shqiptare pritet të merr Ministrinë e Integrimeve Evropiane me kusht që Genc Nimanbegu të bëhet ministër, në të kundërtën, ai departament do t’i përkasë një tjetër liste shqiptare – Forumit Shqiptar, e cila do të mbulojë edhe Ministrinë e Administratës Publike, ku do të qëndrojë Marash Dukaj.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-presevo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja
SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm kosovarin që iu bashkua ISIS-it
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration