Vuçiq në hall me rënien e natalitetit, thirrje popullit: Mos i doni qentë më shumë se fëmijët
Serbia ka problem të madh me natalitetin. Presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq sot ka folur për këtë telash në konferencën vjetore, duke kërkuar nga populli i tij që të mos i duan qentë më shumë se fëmijët.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para publikut në konferencën vjetore në Pallatin e Serbisë, tha se ky është mandati i tij i fundit dhe se së shpejti nuk do të jetë më kryetar i Partisë Progresive Serbe, si dhe se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën e Serbisë.
Vuçiq tha se në vitin 2022 u ruajt stabiliteti financiar dhe rritja prej 2.3 dhe 2.5 për qind, por gjithashtu tha se Serbia i rriti pagat dhe pensionet më së shumti në Evropë.
“Ne e shpëtuam Serbinë nga lufta në 10 vitet e fundit, nga konflikti dhe destabiliteti”, tha Vuçiq dhe krahasoi numrin mesatar të të punësuarve sot dhe në vitin 2012, si dhe para 2012.
Postulati bazë për vitin 2023, i cili, thotë ai, do të jetë i vështirë për të gjithë botën, më i vështirë se viti 2022,
“Një grua nga Kosova më pyeti kur isha në Rashkë, ‘pse ti president gjithmonë duhet të shpallësh lajme të këqija, pse duhet të jesh gjithmonë i vrenjtur dhe të tjerët të shpallin vetëm lajme të mira’, unë them që nuk e keni zgjidhur një klloun, i cili duhet t’ju bëjë të qeshni dhe të jetë simpatik, por dikush që duhet të jetë para jush kur është e vështirë, jo për t’ju dhënë gëzim. Presidenti është aty për të vënë kurrizin kur askush tjetër nuk do”, tha Vuçiq, transmeton Express.
“Ushtria serbe do të ketë 5000 pjesëtarë specialë dhe pagat bazë do të kalojnë 2000 euro”, thotë Vuçiq.
Shkalla e shtimit natyror është më e ulëta në Beograd, tha ai, duke shtuar se “sa më e lartë të jetë paga, aq më pak fëmijë.”
Ai u kërkoi qytetarëve që edhe pse vetë i do qentë, nuk do asgjë më shumë se fëmijët.
Shkalla më e ulët e lindjeve është në komunat qendrore të qytetit në Beograd, ku, thotë ai, pagat mesatare janë të larta.
Më pak njerëz, shton ai, shkojnë jashtë vendit, por problemi është se nuk lindin mjaftueshëm fëmijë.
“Për kë po ndërtojmë dhe po e bëjmë këtë, çfarë të mirë kanë hekurudhat dhe fabrikat kur askush nuk do fëmijë”?, pyet Vuçiq.
“Migrimet janë proporcionalisht më pak se në Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani, por njerëz, mendoni për këtë, pa fëmijë nuk ia vlen”, tha ai.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-srbbb.jpg): failed to open stream: No such file or directory