Vuçiq në alarm: Jam përgjuar, kam prova dhe e di kush fshihet pas!
Lokale

Vuçiq në alarm: Jam përgjuar, kam prova dhe e di kush fshihet pas!

04.Jan.2021 07:52
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ngritur alarmin për shërbimet sekrete, pasi deklaroi se është përgjuar prej më shumë se një viti. Kreu i shtetit serb tha për “Kurir“ se e dinte kush qëndron pas, ndërsa theksoi se ka edhe bisedat.

“Unë kam prova se jam përgjuar. Unë kam bisedat e mia të regjistruara, sepse disa njerëz menduan se mund t’i fshijnë, t’i fshehin. Por mos harroni se ka një numër të madh njerëzish që duan ta bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe nuk do të pajtohen me gjëra të tilla", theksoi Vuçiq.

Vuçiq u shpreh se beson se autoritetet kompetente do ta hetojnë atë dhe se, nëse ka pasur një shkelje të qartë të ligjit, ata që shkelën ligjin do të mbajnë përgjegjësi.

Kur u pyet nëse ai e dinte kush po e përgjonte, apo me urdhër të kujt, Presidenti i Serbisë tha “Unë nuk i di direkt emrat e njerëzve që më përgjuan. Por, po, mendoj se e di kush qëndron pas saj. E kuptoj si duhet dhe gjithçka është e qartë për mua”.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.

“Vuçiq nuk e tha për politikë, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon ne ta konfirmojmë atë të vërtetë” tha Vulin.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-lk.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Toka lëkundet çdo 26 sekonda, dhe nuk dihet përse: Viti 2020 mund të zgjidhë enigmën?
Ku dallojnë vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizerit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration