Vuçiq: Kosova s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Kosova s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin

02.May.2023 22:14
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova "nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë" për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Sot kemi ardhur te muri”, tha Vuçiq, pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në rend dite ishte paraqitja dhe diskutimi i draft-statutit për formimin e këtij asociacioni. Ky dokument u paraqit nga Ekipi Menaxhues, që përbëhet prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Vuçiq tha se draft-statuti "është i papranueshëm për Kosovën, për shkak të Kushtetutës së saj".

"Në vitin 2015, unë dhe [kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa] Msutafa nënshkruam parimet [për Asociacionin] dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t'i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese [e Kosovës]", tha Vuçiq.

"Ata, ose do ta pranojnë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje", shtoi ai.

Vuçiq tha se Serbia do ta zbatojë në mënyrë selektive Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke shtuar se edhe Kosova refuzon ta formojë Asociacionin.

Ai tha se, për momentin, nuk sheh zgjidhje dhe se "rrugët e tyre u ndanë me shpresën se mund të gjejmë disa përgjigje në ditët në vijim".

Kurti dhe Vuçiq u takuan të martën për një rund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së.

Dy udhëheqësit miratuan, fillimisht, Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që kryesoi takimin Kurti-Vuçiq, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që "palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur".

"Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve", tha, mes tjerash, Borrell.

Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, tha se Serbia, për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar, pranoi t'i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara, në lidhje me çështjen e të zhdukurve.

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se Deklarata ka disa të meta, përfshirë kohën e pasaktësuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Përpara takimit në Bruksel, Vuçiq shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiq.

Bruksel, 2 maj 2023.
Bruksel, 2 maj 2023.

Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

 

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Serbia ka këmbëngulur vazhdimisht në kompetenca më të gjera për të, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta minonin funksionalitetin e shtetit.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-vucic-be.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Drafti i Asociacionit dhe Vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë – temat kyçe në takimin Kurti-Vuçiç
Çka është “Asociacioni kroat”, modeli që propozoi Kurti në Bruksel?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration