Vuçiq: Kosova do anulojë transaksionet e pagesave me Serbinë
Rajoni dhe Politika

Vuçiq: Kosova do anulojë transaksionet e pagesave me Serbinë

18.Jan.2024 10:04
0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në Davos tha se i ka kërkuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak që të ndalojë përpjekjen e kryeministrit të Kosovës, për të shkatërruar dialogun dhe i tha atij se Kurti dëshiron të pezullojë pagesën e pagave dhe pensioneve për serbët në Kosovë.

Vuçiq tha se njoftimi i Prishtinës se do të anulojë transaksionet e pagesave me Serbinë është një përpjekje për të anuluar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe një përpjekje për të persekutuar popullin serb nga Kosova, duke shtuar se shpreson që bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë këtë.

 

“Kam kërkuar mbështetje për popullin tonë për t’i mundësuar të jetojnë në vatrat e tyre”, tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetarët nëse në bisedën me James O’Brien dhe Miroslav Lajcak i është krijuar përshtypja se ata janë të vetëdijshëm për rrezikun nëse Prishtina i zbaton kërcënimet e saj për anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ai tha se nuk është detyra e tij të flasin në emër të përfaqësuesve evropianë dhe amerikanë.

“O’Brien është një njeri inteligjent. Ne patëm një bisedë jashtëzakonisht të gjatë, rreth dy orë e gjysmë, nga të cilat një orë ishte për Kosovën dhe pjesa tjetër për tema të tjera. Ai dëgjoi me vëmendje gjithçka që kisha për të thënë. Biseda ishte jo e lehtë, fola shumë hapur dhe sinqerisht”, u tha Vuçiq gazetarëve.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-gardian.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti në Davos: Siguria gjeopolitike e rajonit tonë, thelbësore për sigurinë evropiane
Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration