Vuçiq dhe Orban vëzhgojnë stërvitjet ushtarake në Serbi (video)
Rajoni dhe Politika

Vuçiq dhe Orban vëzhgojnë stërvitjet ushtarake në Serbi (video)

23.Apr.2023 10:02
0

Liderët populistë të Serbisë dhe Hungarisë kanë vëzhguar stërvitjet ushtarake në Serbi më 22 prill, ku janë shfaqur armë vdekjeprurëse.

Këto stërvitje ushtarake u mbajtën në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me tensione.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, arriti në Serbi në një vizitë të paparalajmëruar. Ai u mirëprit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që tha se ishte i lumtur që “edhe një herë të mirëpres një mik të madh të Serbisë”.

“Raportet serbo-hungareze janë në nivelin më të lartë në historinë e shteteve tona”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Të dy liderët mbajnë lidhje politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht agresionit të Moskës në Ukrainë. Raportet e tyre me Moskën kanë qenë shkak i mospajtimeve me shtetet evropiane dhe Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse Serbia zyrtarisht kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Vuçiq ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, apo që publikisht të dënojë luftën në Ukrainë.

Edhe pse Hungaria është anëtar i BE-së dhe NATO-s, Orban ka kritikuar sanksionet ndaj Moskës, që lidhen me luftën. Qeveria e tij po ashtu ka thënë se nuk do të arrestonte presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai do të hynte në Hungari, pavarësisht se ndaj liderit rus ka një urdhërarrestim të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të pretenduara të luftës në Ukrainë.

Stërvitjet ushtarake të së shtunës u mbajtën në një aeroport ushtarak në periferi të Beogradit. Në këto stërvitje u shfaqën avionët luftarakë të prodhimit rus, MiG-29 dhe helikopterët Mil, por edhe sistemet kundërajrore ruse dhe dronët, që Serbia ka pranuar së fundi.

 

Rritja e arsenalit ushtarak të Serbisë ka rritur shqetësimet në mesin e disa shteteve fqinje, që kanë shprehur frikën se mund të kërcënohet paqja e brishtë në rajonin që ishte mbërthyer nga luftëra të përgjakshme në vitet ’90.

Vuçiq tha se komandantët ushtarakë serbë po shikojnë se si po zhvillohet lufta në Ukrainë dhe po planifikojnë blerjet e ardhshme të pajisjeve ushtarake, në përputhje me rrethanat.

“Serbia, asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur ushtri më të fortë”, tha Vuçiq.

Stërvitjet ushtarake u mbajtën një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, shtet që ka shpallur pavarësinë më 2008. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

 

Mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë rritur frikën për incidente të mundshme. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, nuk merr pjesë në këto zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rban-vucic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë “kartë e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit
Google AI Chatbot ‘Bard’ tani mund të kodojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration