Vizita e gjeneralit Dikoviq në Bujanoc e Preshevë (foto)
Shefi i përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Ljubisha Dikoviq me bashkëpunëtorë ka qëndruar të mërkurën në bazën "Jug" në Bujanoc, poligonin "Vrtagosh i Epërm" dhe në Preshevë.Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Dikoviq ka vizituar edhe qendrën për pranimin e emigrantëve në Preshevë dhe selinë për të monitoruar situatën e sigurisë afër Maqedonisë, transmeton Titulli.com.
Në bazën “Jug” , gjenerali Dikoviq është njoftuar me drejtimet e zhvillimit të qendrës për trajnime në operacione shumëkombëshe dhe vizitoi qendrën për stimulim dhe objektet tjera në poligon.
Ndërsa gjatë qëndrimit në Qendrën për Pranimin e Emiograntëve, Dikoviq vizitoi pjesëtarët e spitalit ushtarak të Nishit, të cilët po ofrojnë shërbime medicinale emigrantëve.
Gjenerali, Dikoviq vizitoi edhe objektet në Bujanoc që po rinovohen nga pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë dhe gardës kombëtare të Ohajës nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës në kuadër të projektit “Asistenca Humanitare”./Titulli.com/