Vijnë vendimet e para për ndarjen e aksioneve për të punësuarit në media, në mesin e tyre edhe RTB dhe RTP
Ministria e ekonomisë ka ndarë gjashtë vendime për ndarjen e kapitalit, pa kompensim, të punësuarve në media, ka njoftuar Ministria e ekonomisë, raporton Titulli.com.Vendimet janë ndarë për këto media “Reç radnika” nga Aleksinci, NP “TV Smederevo”, NP “Radio Bujanoci”, NP “Informativni centar” nga Oxhaci, “Qendra informative” Tutin, dhe Ndërmarrja publike informative “Presheva”, derisa vendimet për NP “Shtampa” dhe radio e film “Bor” janë në përgatitje e sipër, ka njoftuar ministria e ekonomisë nëpërjmet një komunikate, njofton Titulli.com.
Për tetë media në rrjedhë e sipër është procedura e kontrollimit të dokumentacionit dhe të dhënave, ndërsa njëra prej lëndëve është në gjykatë, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Njëra prej mediave ende nuk ka paraqitur të dhënat, si dhe dokumentacionin sipas procedurës së regjistrimit të aksioneve pa kompensim.
Ministria e ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të duhur të mediave tjera, do të zbatojë të gjitha procedurat e domosdoshme, dhe do të sjell vendimet e nevojshme që të punësuarit të realizojnë të drejtat e tyre, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Ministria e ekonomisë në qeverinë e Serbisë./Titulli.com/