Veseli: Dua që Presheva dhe Medvegja t'i takojë Kosovës, kjo varet nga Serbia
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli thotë se nuk ka mundësi për ndërrimin e teritoreve në rajon."Shteti ynë nuk ka asgjë për t'i dhënë Serbisë".- Unë nuk do të doja asgjë më shumë se ta kisha Preshevën dhe Medvegjen me Kosovën. Ne do të jemi të gatshëm të pranojmë një marrëveshje dypalëshe nëse Serbia pranon një gjë të tillë, por nuk kemi asgjë për të ofruar - tha Veseli për TV T7
Veseli , i cili më parë ka kërcënuar se "kufijtë e Kosovës do të jenë në Nish", thotë se "hapja e çështjes së kufijve në Ballkan gjithmonë ka nënkuptuar luftë".
Megjithatë, Prishtina është, për shembull, e hapur për opsionin që " Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e territorit të Kosovës, raporton gazeta BLIC
"Jemi të hapur për mundësinë e bashkimit të asaj pjese me Kosovën. Është normale që ne jemi të interesuar ta bëjmë pjesë të Republikës së Kosovës. Nuk ka më periudhë konflikti. Tani ne jemi në dialog, "shprehet Veseli.
Ai pohon se në çdo takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë, nuk përmendet mundësia e "shkëmbimit të territoreve".
Nuk është përmendur asnjëherë. E them këtë me siguri të plotë - tha kreu i parlamentit të Kosovës dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është në pushtet./Titulli.com/