Verifikohen mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar, s’ka marrëveshje për postet? (foto&video)
Është mbajtur sot seanca konstituive e kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion që përfaqëson dhe punon në avancimin e pozitës shqiptare në Serbi.
Grupi punues ka verifikuar mandatet për 15 anëtarët e zgjedhur ndërsa për organet tjera udhëheqëse deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes listave pjesëmarrëse në zgjedhjet e mbajtura më 13 nëntor 2022.
Në zgjedhjet më 13 nëntor për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë votuar 13.841 qytetarë dhe renditja e listave shqiptare është Partia Demokratike 2 mandate, Partia për Veprim Demokratik 5 mandate, Lëvizja e Progresit Demokratik 2 mandate, Alternativa për Ndryshim 5 mandate dhe Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat.
Pjesë e këtij solemniteti ishte edhe ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, Tomisllav Zhigmanov./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-seanca.jpg): failed to open stream: No such file or directory