Ushtria e Shqipërisë refuzon të vije në Bujanoc në ushtrime të përbashkëta me Ushtrinë e Serbisë
Lokale

Ushtria e Shqipërisë refuzon të vije në Bujanoc në ushtrime të përbashkëta me Ushtrinë e Serbisë

27.Jun.2014 00:09
0

Në bazën ushtarake të ushtrisë serbe “Jug”, të komunës së Bujanocit, do të zhvillohet stërvitje ushtarake, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane edhe ato ballkanike si nga Sllovenia, Kroacia, Bulgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Për pjesëmarrjen e Shqipërisë ishte raportuar nga mediet shqiptare edhe ato serbe, por Forcat e Armatosura Shqiptare kanë refuzuar të marrin pjesë në këto stërvitje të përbashkëta me ushtrinë serbe, transmeton BW.

Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të Forcës Rotacionale të Detit të Zi, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me vende partnere në Kaukaz, Ballkan dhe rajonin e Detit të Zi.

Fokusi i stërvitjes ka të bëjë me aplikimin e detyrave dhe armëve jo-vrasëse brenda operacioneve paqeruajtëse./Titulli.com/

PVD shpalos "listën e punësimeve familjare" në Bujanoc (dokumenti)
Konkursi po vazhdon, qytetarët mbeten të pa njoftuar?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration