“Urdhëroni serbët të mos sfidojnë KFOR-in”, SHBA ngre tonet edhe me Beogradin: Ulni statusin e gatishmërisë për ushtrinë
Krahas kritikave të shumta ndaj Kosovës dhe qeverisë Kurti në lidhje me “fajin” për krijimin e tensioneve në veri, SHBA duket se ka ngritur tonet sot edhe ndaj Beogradit.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ai ëkrkoi gjithashtu që Serbia t’u bëjë thirrje serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, që të përmbahen nga dhuna dhe ‘i japin fund sulmeve ndaj trupave të KFOR-it.
“Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/eriu-ks-policis.jpg): failed to open stream: No such file or directory