U shfaq në Preshevë premiera e filmit “Skenari i Nënës” (video)
Në pallatin e kulturës në Preshevë, në prani të shumë spektatorëve, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Skenari i Nënës” kushtuar Avni Hetemit, i cili pas moshës 8 vjeçare e kaloi jetën në karrocë. Personazhi i këtij dokumentari filmik, Avni Hetemi, ndonëse është një person me aftësi të veçanta, ai është një djalosh komunikativ dhe i shoqërueshëm me të gjithë.
Regjisori i këtij filmi dokumentar, Kastriot Saqipi, nuk e ka pasur vështirë të realizojë një projekt të tillë filmik, meqë ka të bëjë me një djalosh vërtet ambicioz dhe shumë energjik, i cili përkundër vështirësive në qarkullim, nuk ndalet dot me karrocën e tij, qoftë në aktivitete private, qoftë edhe në ato shoqërore.
Ndërkaq personazhi kryesor i këtij dokumentari ishte jashtëzakonisht i lumtur dhe faleminderues ndaj ekipit realizues, ndërsa mesazhi i tij ishte që pavarsisht sfidave dhe rrethanave që na preokupojnë prap se prap të jemi vetvetja.
Regjisori Kastiot Saqipi theksoi se idea e këtij dokumentari ishte që këta persona mos ti shohim ndryshe dhe tu ofrohen kushte më të mira në vendin tonë, ndërsa synimi ynë është që me këtë dokumentar të konkurojmë nëpër festivale jasht vendit.
Për producentin Gani Veseli aspak nuk ishte ishte e lehtë të marrë mbi supe një projekt të këtij lloji kur bëhet fjalë për një angazhim me përgjegjsi të madhe, por me reagimet konkretisht duartrokitjet e publikut u ndjeva i privilegjuar me realizimin e këtij dokumentari theksoi Veseli.
Dokujmentari “Skenari inënës” u përcoll mes lotësh dhe duartrokitjeve nga një numër i madh i publikut të cilët përpos kishin ardh për ta parë ata njëkohsisht i dhanë edhe kurajon personave sikurse që ishte në këtë rast Avniu andaj dhe u tha që këta persona mos ti shohim ndryshe nga të tjerët.
Marrë nga vizionifno
copy(/home/titulli/public_html/images/image/kenari-nenes.jpg): failed to open stream: No such file or directory