U mbajt prezantimi përfundimtar i projektit “Përmirësimi i aksesit në arsim të të kthyerve”
Forumi Rinor Rom për Arsim mbajti prezantimin përfundimtar të projektit "Përmirësimi i aksesit në arsim për të kthyerit".
Qëllimi i projektit ishte përmirësimi i integrimit socio-ekonomik të të kthyerve në komunën e Bujanocit duke përmirësuar qasjen në arsim për grupet e cenueshme duke krijuar kushte për përfshirje më të mirë të tyre sociale, duke respektuar parimet e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit.
Grupi i synuar i projektit ishin fëmijët e kombësisë rome të kthyer nga jashtë me prindërit e tyre por edhe prindërit e tyre që janë një segment shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve.
Në kuadër të projektit është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, janë mbajtur takime me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, institucionet lokale, është mbajtur takim motivues me prindërit e fëmijëve të kthyer nga komuniteti dhe u mbajtën disa punëtori për fëmijë dhe prindër.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/oma-kenan.jpg): failed to open stream: No such file or directory