U kap në flagrancë me miliona euro, Eva Kaili dëshmon përpara Parlamentit Europian
Eva Kaili ka dëshmuar të martën në Komisionin e Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian, lidhur me rastin e mashtrimit të mundshëm në lidhje me pagesat e saj ndaj deputetëve dhe shpërblimin e ndihmësve të saj.
Seanca dëgjimore e saj në Komisionin e Çështjeve Ligjore ka të bëjë me rastin e iniciuar nga Prokuroria Publike Evropiane, dhjetorin e kaluar, duke kërkuar nga Parlamenti Evropian heqjen e imunitetit të saj parlamentar, për mashtrim të mundshëm ndaj buxhetit të BE-së në lidhje me shtesat parlamentare dhe shpërblimin e asistentëve.
Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe avokati i zonjës Kaili, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e saj në këtë rast, menaxhimin e kompensimit për asistentët e parlamentit. Pappas vuri në dukje se Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se çështje të tilla kanë të bëjnë me çështje administrative dhe jo me çështje penale.
Deputetja greke e Parlamentit Evropian u arrestua nga policia belge si pjesë e një “hetimi të madh“ dhe ajo u bë e njohur për akuzën si pjesëmarrëse në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.Kaili dyshohet se ka pranuar “shuma të mëdha parash” dhe për lobim të paligjshëm në favor të një shteti të Gjirit Persik, të cilin media belge e kanë identifikuar si Katarin, mikpritësin e Kupës së Botës FIFA 2022.Eurodeputetja greke është akuzuar përvetësimin e fondeve të BE në vlerën 15 milionë euro./CNN.gr
copy(/home/titulli/public_html/images/image/va-kaili.jpg): failed to open stream: No such file or directory