Të ndërpritet fjalori i vrazhdë gjatë fushatës dhe të artikulohen kërkesat e shqiptarëve të Luginës (video)
Sa më afër datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në Serbi, në Luginën e Preshevës, fjalori i urrejtjes po zë më shumë vend në ndër ata që pretendojnë të jenë bartës të përgjegjësisë publike dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.Përfaqësues të shoqërisë civile, kanë kritikuar përdoruesit e kësaj gjuhe, ndërkohë që kërkojnë një unitet të faktorit politik shqiptarë.
Sipas Jeton Ismailit,gazetar, unifikimi i faktorit politik shqiptarë është i domosdoshëm në raport me Beogradin veçanërisht për artikulimin e kërkesave legjitime, ndërkohë që fjalori i vrazhdë duhet ndërprerë.
Deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare kanë mbet edhe 21 ditë, ndërkohë përveç Partisë për Veprim Demokratik e cila garon në dy nivelet e zgjedhjeve, të gjitha subjektet e tjera shqiptare garojnë vetëm për zgjedhjet lokale./Titulli.com/