Testimi i ilaçeve ekzistuese për të luftuar koronavirusin
Trupi dhe shëndeti

Testimi i ilaçeve ekzistuese për të luftuar koronavirusin

05.Apr.2020 17:29
0

Ndërsa kufijtë në shumë vende të botës janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit, qindra shkencëtarë në mbarë botën po bashkëpunojnë për të gjetur një trajtim efikas për virusin vdekjeprurës.

Aktualisht nuk ka vaksina apo ilaçe për trajtimin e sëmundjes së rëndë dhe shumë infektive të rrugëve të frymëmarrjes COVID-19.

Shkencëtarët në mbarë botën kanë ndërmarrë studime për parë nëse ilaçe ekzistuese me kosto të ulët mund të përdoren për të trajtuar sëmundjen e shkaktuar nga virusi i ri.

“Është shumë e rëndësishme që tani të kemi një bashkëpunim ndërkombëtar, që të studiojmë disa ilaçe të mundshme, dhe të dalim me disa përgjigje gjatë valës së parë të pandemisë, që të jemi më të përgatitur gjatë valës tjetër.”

Profesori Jens Lundgren dhe ekipi i tij në Spitalin Kombëtar të Danimarkës, po kryesojnë përpjekjet evropiane për të testuar ilaçin eksperimental “remdesivir” nëse ka efekte kundër koronavirusit.

Ai thotë se një individ është vaksinuar dhe se po presin miratimin e autoriteteve për fazën e parë të provave klinike që mund të fillojnë në muajin qershor.

Ilaçi në fjalë u prodhua fillimisht nga kompania amerikane “Gilead Sciences” për të luftuar Ebolën, por asnjëherë nuk u përdor dhe gjendet e magazinuar. Ilaçi jepet përmes serumit në venat e pacientit gjatë disa ditëve.

“U testua për Ebolën gjatë shpërthimit të sëmundjes në Afrikë gjatë viteve 2014-2015 dhe nuk pati efekt. Kështu që u la në magazina për epideminë e rradhës, siç është edhe pandemia që po shohim sot”, tha zoti Lundgren i cili drejton përpjekjet evropiane kundër koronavirusit.

Revista mjekësore “The New England Journal of Medicine” në fillim të muajit publikoi një shkrim mbi suksesin e përdorimit të këtij ilaçi në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e një pacienti të infektuar me virusin COVID-19.

Siç thonë shkencëtarët, do të duhet kohë para se vaksina të jetë e gatshme. Ilaçi “Remdesivir” është mes rreth 50 barnave të tjera të identifikuara që mund të jenë të dobishme për të mundur virusin.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/estimi-korona.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration