Telegram ngushllimi nga diaspora: "Musliu, simbol i trimërisë, besës dhe bujarisë"
Shumë e nderuara familje Musliu, miqë, shokë dhe të gjithë Ju që e njohët, veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, z.Jonuz Musliu, Ju shprehim ngushllimet tona në emër të kryesive dhe anëtarëve. Ky lajm i zi, na ka tronditur, që të gjithëve edhe neve që jetojmë dhe veprojmë në diasporë.Lajm i kobshëm, se u nda nga jeta, një personalitet, që jo vetëm në atdhe ishte gjithnjë për çështjen kombëtare, por edhe diasporën nuk e harroi, ku disa herë edhe na ka vizituar.
Është kjo një humbje e madhe për familjen, por edhe për gjithë Luginën e Preshevës e më gjerë, sepse z.Musliu, kurrë nuk pushoi për të mirën e asaj treve shqiptare dhe atdheut në përgjithësi.
Ai kudo që ka shkuar, ka përfaqësuar etninë shqiptare, Luginën e Preshevës. Do ta kujtojmë gjihmonë, si një veprimtar i palodhshëm, në shërbim të çështjes kombëtare. Ishe e do të mbetesh për jetë të jetëve në kujtesën tonë. Të qotë i lehtë dheu i asaj etnie shqiptare, Luginës së Preshevës! Lavdi jetës dhe veprës së patriotit, Jonuz Musliu.
SHH „Medvegja“, Zenel Neziri, Zvicër
SHH „Lugina e Preshevës“, Fazli Musliu, Zvicër