Këshilli Kombëtar Shqiptar përkujton kryetarin,  Junuz Musliu (video)
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar përkujton kryetarin, Junuz Musliu (video)

19.Jan.2018 12:39
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së ish-kryetarit të këtij institucioni, Junuz Musliu i cili vdiq më 18 Janar në spitalin e Edrenës në Turqi.

Me një minutë heshtje anëtarë të kuvendit, personeli dhe udhëheqës përkujtuan me pikëllim ndarjen nga jeta e Junuz Musliut duke vlerësuar se ai nuk arrit ta shijojë lirinë që e dëshiroj gjithnjë, shkruan Titulli.com.

“Nga kjo mbledhje komemorative i shprehim ngushëllime familjes së tij, bashkëveprimtarëve të tij, ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve edhe juve në KKSH që bashkëvepruam për katër vit. Ai na la një rrugë të trasuar që duhet vazhduar të gjithë ne”, u shpreh mes tjerash Edmond Isufi, zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Të pranishmëve I shprehu ngushëllime edhe Zejni Fejzullahu bashkëpunëtorë i Junuz Musliut I cili theksoi se humbën një njeri që ishte zëri I Luginës dhe se vështirë të gjendet një njeri I tillë në Luginë dhe më gjerë.

“Është një ditë që na përkujton jetën dhe veprën e Junuz Musliut, një ditë që do të mbahet në mend duke u ndërlidhur edhe m e mediat dhe pamë se kush me të vërtet ka qenë Junuz Musliu”, theksoi Fejzullahu.

Junuz Musliu ishte zgjedhur kryetar i këshillit Kombëtar Shqiptar  në muajin Nëntor të vitit 2014./Titulli.com/

Me vdekjen e Musliut, u shua një zë i arsyeshëm në Luginë të Preshevës
Telegram ngushllimi nga diaspora: "Musliu, simbol i trimërisë, besës dhe bujarisë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration