Taipi firmos kontratë profesionale (Video)
Përveç synimit për të bërë ekip konkurent, Shkëndija mendon për të ardhmen dhe hapsirën që duhet të kenë të rinjtë në skuadër. Shqiprim Taipi firmos kontratë 3 vjeçare, duke i'u shtuar në ekip talentëve të rinj si Totre, Asani, Lama e Fetai.Shqiprim Taipi është futbollist i ri i Shkëndijës, pasi 18-të vjeçari ka firmosur kontratë 3 vjeçare me skuadrën ‘kuqezi’. Drejtuesit e klubit nga Tetova, paralel me ndërtimin e skuadrës aktuale mendojnë edhe në planin afatgjatë, duke ofruar futbollistë të ri dhe të talentuar.
Shqiprim Taipi është futbollist që luan si mesfushor, është nga Tërnoci dhe tani më një kohë është pjesë e Shkëndijës. Bëhet fjalë për vëllaun më të vogël të Gjelbrim Taipit, ish-futbollist i Shkëndijës që tani me sukses luan në Zvicër te skuadra e Wil-it.
Sic shkruan faqja zyrtare e Shkëndijës, talenti i të riut Taipi ishte vërejt nga klubi, e cila duke mos dashur të rrezikojë të humbasë betejën me ndonjë ekip tjetër e ofroi në skuadër që vitin e kaluar në moshën 17-të vjeçare, duke luajtur fillimisht me ekipin B. Pasi Taipi mbushi 18 vjet nuk kishte asnjë pengesë për të firmosur kontratë profesionale, me çka fiton të drejtën për të konkuruar për formacionin e parë.
“Për mua është një ndjenjë e veçantë për tu bërë pjesë e Shkëndijës dhe shpresoj që të jap maksimumin nga vetja. Besoj dhe uroj t’ia arrijmë qëllimit që ka para vetes Shkëndija dhe unë do të jap më të mirën nga vetja”, deklaroi Shqiprim Taipi në prezantimin e tij si futbollist i skuadrës ‘kuqezi’.
Shqiprim Taipi është futbollisti i dytë që firmos këtë verë kontratë me Shkëndijën, pasi paraprakisht në ekip u rikthye Ardian Cuculi. /Titulli.com/