Sulmohen qytetarët me automjet në Mannheim
Rajoni dhe Politika

Sulmohen qytetarët me automjet në Mannheim

04.Mar.2025 08:43
0

Të hënën u fut një makinë në mesin e qytetarëve që festonin karnavalet në Mannheim. Si pasojë të paktën dy persona kanë vdekur, ndërsa ka dhe shumë të plagosur. Arrestohet një person i dyshuar.

Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar. Bëhet fjalë për një shtetas gjerman 40-vjeçar, por identiteti i tij nuk është kumtuar. E nuk dihet as motivi. Policia po ashtu pohon se nuk dihet nëse ngjarja ishte sulm terorrist apo ndonjë aksident. Ajo është duke hetuar ngjarjen e rëndë në Mannheim. Gjatë festimit të karnavaleve në qendër të qytetit gjerman një person hyri me automjet duke u përplasur me shumë njerëz. Pak më vonë u konfirmua zyrtarisht edhe nga policia, se dy persona kanë humbur jetën. Policia menjëherë filloi një aksion në shkallë të gjërë për të kapur sulmuesin.

Policia dhe automjete shpëtimi në MannheimPolicia dhe automjete shpëtimi në Mannheim
Sulm me automjet në MannheimFotografi: Dieter Leder/dpa/picture-alliance

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror ku po mbahej parada e karnavaleve të së hënës, eveniment shumë i vizituar në shumë qytete të Gjermanisë. Policia po heton ngjarjen dhe ka kërkuar prej njerëzve që të shmangin qendrën e qytetit.

Mannheim ndodhet në veri të landit Baden-Württemberg në kufirin me Hessen dhe Rheinland-Pfalz. Qyteti ka rreth 320.000 banorë dhe është qyteti i dytë më i madh në Baden-Württemberg.

Një seri sulmesh në Gjermani brenda disa muajsh

Sulmi i së hënës (03.03.) të kujton një seri sulmesh në Gjermani të kryera në javët dhe muajt e fundit. Më 13 shkurt, një burrë iu sul me një automjet një demonstrate në Mynih.  Në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg në dhjetor, gjashtë persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Sulmues ishte një mjek nga Arabia Saudite, që jetonte në Saksoni-Anhalt, e kishte ardhur në Gjermani nga viti 2006. Ai drejtoi një makinë në tregun e Krishtlindjeve në qytetin e vjetër të Magdeburgut.

Aksion i madh j policisë - ambulanca dhe rruga ku ndodhi sulmiAksion i madh j policisë - ambulanca dhe rruga ku ndodhi sulmi
Sulm në Mannheim
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aniheim-vetura.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rexhepi pritet në Qeverinë e Kosovës
Shqipëria në qendër të panairit ndërkombëtar të turizmit Berlin 2025 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration