Stankoviq flet për investimet në Luginë, nuk komenton kërkesën për shkarkim të tij
Lokale

Stankoviq flet për investimet në Luginë, nuk komenton kërkesën për shkarkim të tij

04.Jul.2014 01:45
0

“Për 14 vite ekzistencë  të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shteti në infrastrukturën e këtyre komunave multietnike ka investuar më shumë se 70 milionë euro”, është shprehur kryetari i Trupit Koordinues për gazetën beogradase “Veçernje Novosti".

“Me ndihmën e donatorëve të huaj, në zhvillimin e këtyre komunave janë investuar edhe 35 milionë euro, ndërsa këtë vit shteti gjithashtu përmes këtij organi ka siguruar 246 milionë dinarë, që është një rritje prej nëntë për qind nga viti i kaluar”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

Stankoviq me këtë rast nuk mohon ekzistimin e problemeve politike, mirëpo shton se këto çështje do të zgjidhen nga shtatori, përmes kërkesave të shtruara të shqiptarëve në shtatë pika.

“Politikën shtetërore të cilën e zbatojmë kryesisht është e fokusuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike. Në kontaktet e përditshme me vetëqeverisjet lokale definojmë problemet të cilat edhe i zgjidhim gradualisht”, shprehet Stankoviq.

Si aktivitete më të rëndësishme në mënyrë të përmirësimit të standardit të jetesës, thekson hapjen e maternitetit në Preshevë, fillimin e punës së Fakultetit të Suboticës në Bujanoc, bursat për 250 nxënës të shkollave të mesme si dhe për 40 student.

Stankoviq, “për arsye profesionale” me këtë rast nuk ka dashur që të komentojë kërkesën për shkarkim të tij nga kjo pozitë, e parashtruar nga dy deputetët shqiptar të Luginës.

Deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi në takimin me kryeministri e Serbisë Aleksandar Vuçiq kishin kërkuar shkarkimin e Stankoviqit nga posti i kryetarit të Trupit Koordinues me arsyen e “ndikimit të dobët politik”./Titulli.com/

Musliu: Klubet e natës shkaktarë të dhunës mes të rinjve, duhet të mbyllen
Buxheti i komunës së Preshevës realizohet mbi 50 %
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration