Sinani: Serbia me qëndrime radikaliste ndaj Luginës së Preshevës
Lokale

Sinani: Serbia me qëndrime radikaliste ndaj Luginës së Preshevës

03.Jul.2023 07:32
0

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, është edhe një dëshmi e radhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.

 

Sinani ka shkruar se degradim i skajshëm pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc.

Ajo thekson se është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore.

“Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga radhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS. Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak. Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE”.

“Me Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit Koordinues parashihej para së gjithash inkuadrimi i kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat e Luginës së Preshevës nga sferat e rëndësisë jetike në punën e këtij organi qeveritar. Prandaj emërimet e kryetarit dhe të drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues, mund lirisht të quhen instalim në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e vitit 2009 dhe në kundërshtim flagrant me përqindjen reale, qoftë edhe nga Regjistrimi i fundit i popullsisë”.

 

“Është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore. Janë të pashërueshme qëndrimet radikaliste që zanafillën e kanë në vitet e ’90. Vite ku si kriter për të qenë sa më lartë në hierarkinë shtetërore të ish-Jugosllavisë ishin: urrejtja sa më e madhe e kombeve dhe kombësive tjera, ngritja në piadestalin e popullit hyjnorë të kombit serb, gatishmëria për të qenë në shërbim të një politike që për arritjen e synimeve politike nuk kursente popujt tjerë as nga krimet çnjerëzore”, ka shkruar ajo.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mitroviq drejtor i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë: Përgjegjësi e madhe para qytetarëve, rroftë Serbia
Musliu: Emërimi vetëm i serbëve në pozitat udhëheqëse të Trupit Kordinues, anashkalimi i shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration